Trump i zhgënjyer me Zelensky-n: Nuk ka lexuar ende propozimin e paqes

Bota

Trump i zhgënjyer me Zelensky-n: Nuk ka lexuar ende propozimin e paqes

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur pakënaqësi ndaj liderit ukrainas Volodymyr Zelensky, duke deklaruar se ai nuk ka lexuar ende propozimin e rishikuar të paqes që Uashingtoni publikoi mbrëmjen e djeshme.

“Jam pak i zhgënjyer që Presidenti Zelensky nuk e ka lexuar ende propozimin. Populli i tij e pëlqen atë, por ai jo,” tha Trump para gazetarëve, duke shtuar se sipas tij, “Rusia është dakord me marrëveshjen”, ndërsa qëndrimi i Ukrainës mbetet i paqartë.

Nga Kievi, kryenegociatori Rustem Umerov reagoi sot duke theksuar se Zelensky do të marrë gjatë ditës të gjitha dokumentet që lidhen me planin e rishikuar të paqes.

Umerov shtoi se presidenti ukrainas do të informohet gjithashtu për dialogun që ekipi negociator ka zhvilluar me zyrtarë amerikanë fundjavën e kaluar, me fokus marrjen e informacionit të plotë mbi bisedimet që SHBA zhvilloi në Moskë javën e shkuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion