Në 4 muaj, largohen mbi 1 milion qytetarë nga Shqipëria

Aktualitet

Në 4 muaj, largohen mbi 1 milion qytetarë nga Shqipëria

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin prill 2022, janë 832.920. Krahasuar me prill 2021, sipas INSTAT, ky tregues rezulton me një rritje 78,6 %. Në prill 2022, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 402.051. Krahasuar me prill 2021, ky numër është rritur me 66,8%.

Hyrjet e shtetasve

Gjatë katërmujorit të parë 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Greqia ka pasur rritjen më të madhe me 6 herë, ndërsa Kosova ka pasur rënien më të ndjeshme me 13,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Daljet e shtetasve

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit prill 2022, janë 834.528 duke shënuar një rritje me 85,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit prill 2022 janë 449.294. Krahasuar me prill 2021, ky numër është rritur me 2 herë.

Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit prill 2022, janë 385.234. Krahasuar me prill 2021, ky numër është rritur me 75,5 %. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë katër muajve të parë të 2022-shit është 1.502.984 duke u rritur 52,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë

ME TE LEXUARAT