Ndryshojnë rregullat për pajisjen e emigrantëve me pasaportë, njoftimi i rëndësishëm i Ministrisë së Brendshme

Aktualitet

Ndryshojnë rregullat për pajisjen e emigrantëve me

Ministria e Brendshme njofton se, duke filluar nga sot, shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësinë të aplikojnë për Letërnjoftim Elektronik, ose për Pasaportë Biometrike, pa qenë më e nevojshme të pajisen detyrimisht me të dy dokumentet njëkohësisht.

Nisma ka qëllim thjeshtimin e procedurave dhe lehtësimin e qytetarëve, që jetojnë e punojnë jashtë Shqipërisë.

Ndryshimi vjen edhe si përgjigje ndaj kërkesave të vazhdueshme të diasporës shqiptare, për të lehtësuar aksesin në dokumentet e nevojshme për ta, si dhe për të ulur kostot e përfshira në procesin e aplikimit.

Ministria e Brendshme, përmes kompanisë shtetërore IdentiTek SHA, mbetet e përkushtuar të vijojë përmirësimin e shërbimeve për të gjithë qytetarët shqiptarë, kudo që ndodhen, e të sigurojë akses të barabartë dhe të thjeshtë për të marrë dokumentet e nevojshme.

Ftojmë gjithë qytetarët e interesuar të vizitojnë përfaqësitë tona diplomatike për më shumë informacion e për të kryer aplikimet për Letërnjoftim elektronik!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion