Ndryshimet në Kodin Penal, OSBE: Hap i rëndësishëm

Aktualitet

Ndryshimet në Kodin Penal, OSBE: Hap i rëndësishëm

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar këtë të mërkurë lidhur me ndryshimet në Kodin Penal. OSBE thekson se i mirëpret këto ndryshime dhe se ndryshimet në lidhje me shpifjen janë një hap i rëndësishëm. Më tej theksohet se OSBE inkurajon dekriminalizimin e plotë të shpifjes.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret ndryshimet e fundit në Kodin Penal në lidhje me shpifjen si një hap i parë i rëndësishëm në avancimin e lirisë së shprehjes. Forcimi i mbrojtjes për gazetarët pasqyron një rekomandim të hershëm të OSBE-së.

Ne vazhdojmë të inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe përdorimin e mjeteve juridike civile proporcionale”, thuhet në reagim.

Me 85 vota pro dhe 9 kundër, Kuvendi miratoi disa ndryshime në Kodin Penal aktual. Kodi i ri penal vazhdon të jetë në proces konsultimi.

Një nga pikat që shkaktoi debat ishte dekriminalizimi i shpifjes, i cili do të aplikohet vetëm për gazetarët. Propozimi i Partisë Demokratike për një dekriminalizim të përgjithshëm për të gjithë qytetarët u rrëzua nga mazhoranca.

Ndryshimet parashikojnë gjithashtu dënim deri në një vit burg për parkimin e mjetit në mes të rrugës, përjashtuar biçikletat dhe motorët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion