Tronditëse/ 13-vjeçarja rrëmbehet nga dallgët, trupi i pajetë i të miturës gjendet pas tre ditësh

Bota

Tronditëse/ 13-vjeçarja rrëmbehet nga dallgët, trupi i

Të hënën, një vajzë 13-vjeçare nga Polonia u rrëmbye nga dallgët e detit në Maltë, teksa ndodhej me pushime së bashku me familjen e saj.

Mediat e huaja raportojnë se trupi i pajetë i 13-vjeçares u gjet këtë të mërkurë në mëngjes, pas tre ditësh kërkimesh intensive, në ujërat e detit të Paradise Bay, nga zhytësit e Mbrojtjes Civile.

Sipas raportimeve, një dallgë e fuqishme e tërhoqi vajzën në det, ndërsa babai dhe vëllai i saj u përplasën pas murit mbrojtës. Babai mbeti i lënduar gjatë përpjekjeve për ta shpëtuar të bijën.

Menjëherë pas incidentit, autoritetet malteze nisën një operacion të gjerë kërkimi, ku u angazhuan forcat e ushtrisë, mbrojtja civile dhe policia.

Autoritetet kanë nisur një hetim për rrethanat e ngjarjes, ndërsa familjes po i ofrohet ndihmë psikologjike. Ndërkohë, institucionet malteze u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe turistëve të shmangin zonat e rrezikshme bregdetare gjatë motit të keq dhe detit të trazuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Malta Daily (@maltadaily.mt)

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion