Përplasja e trenit me autobusin në Rusi, dalin detaje të reja

Aktualitet

Përplasja e trenit me autobusin në Rusi, dalin detaje të reja

Të paktën tetë persona humbën jetën kur një tren pasagjerësh u përplas me një autobus në një vendkalim hekurudhor në Yaroslavl të Rusisë, rreth 250 kilometra në verilindje të Moskës, Rusi .

Autobusi u ndal në shina ndërsa po përpiqej të kalonte vendkalimin hekurudhor, thanë mediat ruse.

Shoferi i trenit ka bërë gjithçka për të shmangur përplasjen, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur pasi distanca ka qenë e shkurtër, theksohet në raporte.

Sipas një deklarate nga Ministria e Emergjencave të Federatës Ruse, asnjë nga tetë personat që ndodheshin në autobus nuk mbijetoi.

Nuk u raportuan të lënduar në mesin e rreth 340 pasagjerëve në tren.

Sipas një deklarate nga Ministria e Emergjencave të Federatës Ruse, asnjë nga tetë personat që ndodheshin në autobus nuk mbijetoi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion