I shpallur në kërkim për vjedhje. arrestohet 57-vjeçari në Fier

Aktualitet

I shpallur në kërkim për vjedhje. arrestohet 57-vjeçari

Policia e Fierit ka ndaë detaje nga operacioni në të cilin u arrestua një i shpallur në kërkim, i quajtur si A.L, 57 vjeç. Mësohet se i riu ishte i akuzuar për vjedhje.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. L., 57 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale "Vjedhje".

Specialistët e Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan shtetasit:

-M. M., 41 vjeç, banues në Levan, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur;

-E. M., 39 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet duke shkaktuar dëme materiale, e më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin I. T., 27 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, pasi nga kontrolli i automjetit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasin S. Z., 29 vjeç, banues në fshatin Krutje, pasi dyshohet të ketë vjedhur një televizor në një banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion