Fshehu Altin Hajrin pasi u shpall në kërkim, si u “tradhtua” Jurgis Çyrbja nga bisedat në SKY

Aktualitet

Fshehu Altin Hajrin pasi u shpall në kërkim, si u

Ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja akuzohet se ka ndihmuar personazhin e krimit Altin Hajri, pasi ky i fundit u shpall në kërkim për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje për të cilën është ende në arrati.

Ndaj Jurgis Çyrbjas, i cili u arrestua mbrëmjen e së dielës (20 Tetor) në Durrës, SPAK ka ngritur akuzat për “Korrupsioni altiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Ish-deputeti i PS-së është “tradhtuar” nga bisedat në aplikacionin SkyEcc ku ka komunikuar me personazhin e njohur të botës së krimit dhe të arrestuarin e dytë, Ahmet Masha, ku këta dy të fundit e kanë ndihmuar të futet në listën e sigurtë për deputet në zgjedhjet parlamentare 2020.

Kush është  Edmond Koçi

Gjithashtu në komunikime përmendet edhe Edmond Koçi, i njohur si Mond Çekiçi, ish-anëtar i bandës së Durrësit, i cili u ekzekutua me armë zjarri në 20 mars 2021.

Autorët kanë qenë dy, të kamufluar me veshje ushtarake dhe të maskuar me shall e kapuç. Makina e autorëve një tip “Benz ” i zi kishte bllokuar rrugën në pritjet të arritjes së makinës me të cilën udhëton te Çekiçi, të cilin e kanë ekzekutuar me breshëri të shtënash, një skenë që ka zgjatur rreth 20-30 sekonda.

“Mond Çekiçi”, konsiderohej nga policia e Durrësit si person me rrezikshmëri, pasi jo vetëm që ishte pjesë përbërëse e një klani kriminal në Durrës, por ai rezultonte të jetë dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë.  Në muajin maj 2009 Edmond Koçi, u dënua me 2 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion