Si përfundoi pas hekurave Jurgys Çyrbja, bisedat në “SKY” me “të fortin” e Shijakut

Aktualitet

Si përfundoi pas hekurave Jurgys Çyrbja, bisedat në

Ditën e djeshme përfundoi nën pranga me urdhër të SPAK ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, e bashkë me të përfundoi në qeli edhe një i dytë, ndërsa është identifikuar personi i tretë i shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për Altin Hajrin, emër i njohur i botës së krimit në Shijak, i cili del në bisedat në aplikacionin Sky ECC në vitin 2020.

Biseda në të cilët përfshihet edhe një emër tjetër i botës së krimit, Edmond Koci i njohur edhe si Mond Çekiçi.

Bisedat në aplikacionin që u “hapi punë” drejtuesve të grupeve kriminale, por jo vetëm, zhvillohen në mënyrë që të “rregullohen punët” në atë mënyrë, që Çyrbja të ishte pjesë e emrave të sigurt në listat për zgjedhjet e kaluara.

Altin Hajri vijon të jetë në kërkim për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Ndërsa Edmond Koçi i njohur si “Mond Çekiçi”, ish-anëtar i Bandës së Durrësit është ekzekutuar në mars 2021.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion