Ndezën zjarr për të djegur mbeturina, procedohen dy të moshuar në Kavajë

Dy shtetas janë proceduar penalisht pasi dyshohet se shkaktuan zjarr në dy fshatra të Kavajës, duke djegur sipërfaqe toke në pronësi të tyre.
Policia e Kavajës ndërhyri menjëherë pas njoftimit për flakët dhe identifikoi autorët e dyshuar, R. S., 66 vjeç, nga fshati Gosë e Madhe dhe F. K., 70 vjeç, nga Luz i Madh. Të dy kishin ndezur zjarr për djegien e mbeturinave, por flakët dolën jashtë kontrollit.
Ndaj tyre nisi procedimi në gjendje të lirë, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë.
Policia apelon qytetarët të shmangin zjarrvëniet dhe t’i raportojnë rastet në numrin 112, duke garantuar anonimatin dhe ndërhyrje të menjëhershme.


