Covid-19 i merr jetën Bashkim Finos, deputet i PS dhe ish-kryeministër
Lajmifundit
/
29 March 2021, 07:58
Aktualitet

Covid-19 i ka marre jeten në moshën 59-vjeçare deputetit te Partisë Socialiste, Bashkim Fino, njeheresh ish-kryeminister i vendit ne qeverisjen e stabilitetit.
Dy javë me pare kolegët e deputetit lajmëruan se Fino është infektuar me Covid, por nuk dhanë asnjë lajm për gjendjen e tij.
Ai ishte i renditur si kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Fierit.

Per ngjarjen reagoi ne rrjetet sociale Erion Brace qe shkruan: Tani je ne qiell, shoku im!

