Nacionalistët serbë protestojnë kundër bisedimeve me Kosovën

Aktualitet

Nacionalistët serbë protestojnë kundër bisedimeve me

Qindra nacionalistë serbë kanë marshuar të dielën kundër bisedimeve me Kosovën, konkretisht kundër Planit Evropian, i cili synon normalizimin e marrëdhënieve mes dyja vendeve.

Siç shkruan Reuters, ata duan lidhje të ngushta me Rusinë, aleatin e vjetër të Serbisë.

Gjithashtu kritikuan presidentin Aleksandar Vuçiq, për rolin e tij në bisedimet mbi një marrëveshje të mbështetur nga Perëndimi me Kosovën.

Më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ranë dakord paraprakisht për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve.

Njëri nga marshuesit tha se populli serb nuk do ta japë Kosovën.

“Populli i Serbisë që e ndoti këtë tokë me gjak nuk do ta japë Kosovën serbe, sepse Kosova është e shenjtë”, tha Zorica Mojsic nga Beogradi teksa ecte me marshuesit e tjerë.

Kisha Ortodokse Serbe organizoi lutjet e saj për Kosovën, të cilat do të zgjasin deri në Pashkë, por nuk e miratoi marshimin dhe klerikët e saj nuk morën pjesë.

Të premten, patriarku i kishës ortodokse serbe Porfirije tha në një predikim “askush nuk duhet t’i mësojë kishës… çfarë është Kosova… Çlirimi i Kosovës me fjalë është i lehtë.”

Një takim tjetër mes Kurtit dhe Vuçiqit, parashihet të mbahet më 18 mars në Maqedoninë e Veriut ku do të diskutohet mënyra e zbatimit të Planit Evropian.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion