"Na presin orë të vështira", kryebashkiaku i Shkodrës: KESH të bëjë kujdes me shkarkimet

Aktualitet

"Na presin orë të vështira", kryebashkiaku i

Kryetari i Bashkise se Shkodres Bardh Spahia ka reaguar ne lidhje me situaten e permbytjeve ne kete qark.

Ai ka thene se po ndjek situaten me vemendje nderkohe qe i ka bere thirrje KESH-it te beje kujdes me shkarkimet nga hidrocentalet dhe te informoje ne lidhje me kete proces.

Reagimi: 

Po ndjek me vëmendje situatën që kanë krijuar reshjet e shumta në Bashkinë Shkoder.

Grupet tona të punës ndodhen në terren dhe kemi marrë masat për çdo rast që mund të paraqitet.

Kërkoj bashkëpunimin e banorëve që në rast emergjence të kontaktojnë me strukturat e bashkisë për evakuim apo çdo nevojë tjetër që mund të paraqitet.

Si pasojë e shkarkimeve nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit parashikohen orë të vështira, prandaj i bëj thirrje drejtuesve të KESH të informojnë në kohë dhe mënyrë periodike mbi prurjet dhe shkarkimet që të mos gjendemi në situata të paparashikuara.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion