Moti i keq shkakton probleme në Fushë Arrëz, bllokohen disa akse rrugore dhe dëmtohen dritaret e një shkolle

Aktualitet

Moti i keq shkakton probleme në Fushë Arrëz, bllokohen disa akse

Fushë Arrëza është prekur nga moti i keq mbrëmjen e së mërkurës. Si pasojë e reshjeve të shiut dhe erërave të forta janë dëmtuat dyert dhe dritaret në shkollën e njësisë administrative Fierzë.

Janë bllokuar pjesërisht akset rrugore nacionale nga reshjet dhe rrëshqitjet e dheut.

Ka pasur dëme ne banesat private nga rrëshqitjet e dheut. Tre nga njësite administrative janë pa energji elektrike që prej 20 orësh.

Po ashtu janë dëmtuar urat lidhëse këmbësore që ka penguar lëvizjen e shumë banorëve nga fshatrat, duke penguar dhe ndihmën në rast emergjence.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion