Moti i keq në Korçë, rrugët e hapura... por qindra familje pa energji elektrike

Aktualitet

Moti i keq në Korçë, rrugët e hapura... por qindra familje

OSHEE bën me dije se Fideri 5 i Nënstacionit Bilisht është pjesërisht në punë, ndërsa 642 familje rurale vijojnë të jenë pa energji elektrike në zonat Vidohovë, Miras, Qytezë, Cëte, Sinicë dhe Arzë.

Ekipet e OSHEE-së ndodhen në gatishmëri dhe po ndjekin nga afër situatën në terren për riparimin e defekteve të evidentuara. Bëhet e ditur se të gjithë fiderat që furnizojnë konsumatorët e rëndësisë së veçantë janë në gjendje normale pune.

Ndërkohë, Hidrovori i Pogradecit furnizohet nga Fideri (8–18) Përpunim Druri, Nënstacioni Pogradec, dhe funksionon normalisht.

Nga ana tjetër, ARRSH – Drejtoria Qendër-Lindje raporton se nuk ka problematika në akset rrugore kombëtare dhe turistike, ndërsa qarkullimi vijon normalisht. Subjektet kontraktore janë në gatishmëri për çdo situatë të mundshme.

Edhe njësitë e vetëqeverisjes vendore nuk raportojnë problematika në territor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion