Dosja ‘Epstein’/ Pas dorëheqjes së Lord Mandelso nga Partia Laburiste, Starmer i bën thirrje Dukës Andrew të dëshmojë

Bota

Dosja ‘Epstein’/ Pas dorëheqjes së Lord Mandelso nga

Kryeministri britanik Keir Starmer duket se i ka bërë thirrje Dukës Andrew Mountbatten-Windsor që t’u përgjigjet pyetjeve të Kongresit të SHBA-së lidhur me rastin Jeffrey Epstein.

Duke folur me gazetarët gjatë kthimit nga Japonia, Starmer tha se: “Kushdo që ka informacion duhet të jetë i përgatitur ta ndajë atë informacion në çfarëdo forme që i kërkohet ta bëjë këtë. Viktimat e Epstein duhet të jenë përparësia e parë.”

Andrew, të cilit iu hoq titulli “Princ” i ishte kërkuar më herët nga demokratët në Kongres të dëshmojë si pjesë e hetimit ndaj Epstein, një ftesë që Starmer theksoi se duhet shqyrtuar personalishit nga Andrew.

Ky reagim i kryeministrit vjen pas rikujtimit të miqësisë së ish-princit me Epstein, që u përmend sërish në dokumentet e fundit të publikuara nga autoritetet amerikane.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion