VIDEO/Pa u mbushur 24-orë nga armëpushimi, fillojnë sërish përplasjet mes izraelitëve dhe palestinezëve

Bota

VIDEO/Pa u mbushur 24-orë nga armëpushimi, fillojnë sërish

Në rrjetet sociale është publikuar një video e re – ku shihet përplasja mes palestinezëve dhe ushtarëve izraelitë përreth xhamisë Al Aksa në Jerusalem.

Konflikti 11 ditor ku vazhdimisht dyja palët bombardonin njëra-tjetrën, kishte filluar pikërisht para kësaj xhamie.

E konflikti rezultoi me lançimin e mbi 4.000 raketave, nga njëra anë në tjetrën duke pasur qindra të vrarë civilë.

E të gjitha përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktet 11 ditor, funksionoi mbrëmë dhe dukej se do të zgjaste paqja, por situata sërish u tensionua kur në orët e para të mëngjesit të sotëm shumë palestinezë u mblodhën para xhamisë Al Aksa, ku forcat izraelite qëndronin në gjendje gatishmërie.

E armëpushimi ishte mirëpritur nga të dyja palët, ku qytetarët festonin dhe bënin të pamundurën që të ribashkohen me familjarë që prej ditësh nuk dinin asgjë për fatin e tyre.

JUST IN - New clashes erupt between Israeli security forces and Palestinians inside the Al-Aqsa Mosque compound on Temple Mount, Jerusalem.pic.twitter.com/PU1f8o73x9 — Disclose.tv ???? (@disclosetv) May 21, 2021

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion