Mot i paqëndrueshëm, reshje në gjithë vendin, parashikimi për sot

Aktualitet

Mot i paqëndrueshëm, reshje në gjithë vendin, parashikimi

Vendi yne te Mërkuren do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mot të vranët në të gjithë territorin.

Reshjet e shiut pritet të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar, kryesisht në veriperëndim e jug, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashikohet të ketë reshje shiu me intensitet të ulët e shtrëngata afatshkurtra lokale në mënyrë të izoluar.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi deri 16m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 5 deri 13°C
në zonat e ulëta 6 deri 18°C
në zonat bregdetare 10 deri 18°C

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion