Arsida u eliminua nga “Big Brother VIP”, opinionistët: Ja çfarë e “fundosi”

Showbiz

Arsida u eliminua nga “Big Brother VIP”, opinionistët: Ja

Arsida ishte banorja e cila u eliminua nga “Big Brother VIP 4”, teksa në studio opinionistët analizuan arsyet që sollën këtë zgjedhje të publikut.

Arbër Hajdari: Për shkak se konteksti i bisedës që bërë me Valbonën në përfundim kjo të ka penalizuar këtë javë. Nuk jam aspak dakord me reagimin që bëri.

Arsida: Ishin dy situata komplet të ndryshme kurrë nuk mora një përgjigje përse G-Bani ndërhyri. Ai thoshte që është gruaja ime, prandaj unë fola më pas.

Ledion Liço: Arbri thotë që nëse aty të bëhen bllok mund t’i bëjnë gjërat bashkë .

Arsida: Plani im ka qenë të krijoj aleanca.

Neda Balluku: Aty ka personazhe që e shfaqin veten e tyre. Ka qenë vajza më luftarake që kemi parë këtë edicion. Arsida ka qenë një vajzë që nuk i dha buzëqeshje publikut. Për gjërat që ke kaluar në jetë dhe sa e fortë të është dashur të bëhesh, askush nuk del i humbur nga “Big Broher VIP”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion