Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për sot 1 prill 2025

Aktualitet

Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për sot 1 prill 2025

Sot në vendin tonë parashikohet rritje graduale e vlerave barike duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin Jugor – Juglindor duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu.

Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të shtojë vranësirat në të gjithë territorin duke gjeneruar shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 22°C vlera maksimale e cila pritet në Durrës dhe Sarandë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi Verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion