Cilat shtete na votuan, Anxhela Peristeri mbyll Eurovisionin në vendin e 21

Showbiz

Cilat shtete na votuan, Anxhela Peristeri mbyll Eurovisionin në vendin e 21

Shqipëria ishte një nga 26 shtetet finaliste të festivalit europian “Eurovision 2021”, ku ka performuar e dyta në radhë. Fitues i edicionit të 65-të është shpallur Italia përfaqësuar nga grupi “Maneskin” me këngën “Zitti e buoni”.

Nga 39 shtetet pjesëmarrëse të këtij edicioni vetëm 4 prej tyre kanë vlerësuar përfaqësuesen tonë, Anxhela Peristerin me këngën “Karma”.

Juria profesioniste e Holandës i ka dhënë 1 pikë, San Marino 2 pikë, 7 pikë nga Danimarka, ndërsa Malta ka dhënë vlerësimin maksimal me 12 pikë, duke grumbulluar një total prej 22 pikësh nga juria profesioniste.

Nëse do të llogariteshin vetëm votat e jurisë së profesionistëve Shqipëria do të renditej në vendin e 20-të, por “Karma” e Anxhela Peristeri ka marrë edhe 35 pikë nga votat e publikut duke arritur vlerësimin final me 57 pikë (renditur në vendin e 21).

Nuk ishte hera e parë për Britaninë e Madhe që në finale të “Eurovision” të vlerësohet me 0 pikë si nga juria profesioniste ashtu edhe nga votat e publikut. Gjithashtu Spanja, Gjeramania dhe Holanda kanë janë vlerësuar me 0 pikë nga publiku, por kanë marrë disa vota nga juria e profesionistëve. /tvklan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion