“Mos u tall me popullin”, Erion Braçe “kapet” me komentuesin për urën: O hajvan i vogël

Aktualitet

“Mos u tall me popullin”, Erion Braçe “kapet” me

Deputeti Erion Braçe ditën e djeshme me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka dhënë lajmin se po ndërtohet një urë në Kular dhe për në Sulzotaj.

“Më në fund, pas 34 vitesh; një urë prej vërteti për në Kular, një urë e rrugë prej vërteti për në Sulzotaj! Bëjmë punën deri në fund, gojëtaret llafet deri ne fund”, shkruan Braçe në postim.

Mirëpo në lidhe me këtë postim ka komentuar një qytetar, i cili shkruan se mos tallet me popullin dhe se asnjë urë nuk është duke u ndërtuar.

Duket se deputeti Braçe nuk e ka duar këtë koment dhe i është kthyer komentuesit me ofendime teksa shkruan: “O hajvan i vogël, shih videon dhe mëson qe s’ka ure te gatshme, ka ure qe ndërtohet; po ti dhe soji yt nuk ka nga ta dije ne Itali; edhe atje kur shkon ura nuk bie nga qielli por ndertohet; kuptove hajvan??”.

“Mos u tall me popullin”, Erion Braçe “kapet” me

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion