“Mos më prek, vetëm puçe”, babai rrëfen momentin kur 3-vjeçari i tregoi se ishte dhunuar nga edukatorja

Aktualitet

“Mos më prek, vetëm puçe”, babai rrëfen

Lorenc Rrapa, babai i 3-vjeçarit që u dhunua nga edukatorja e kopshtit “Gledis” në Astir, është shprehur se djali kishte krahun e majtë të nxirë.

Ai është shprehur se një ditë pas dhunës vogëlushi kishte refuzuar të shkonte në kopsht dhe kur e ëma po e lante vuri re e i biri ishte dhunuar. Lorenc Rrapa u shpreh se kur e pyeti të birin, 3-vjeçari i tha që “mos e prek vetëm puçe, më ka kapur Rudi”.

Ai shtoi se pasi ka parë kamerat e sigurisë ka evidentuar 3 momente dhune ndaj të birit, duke shtuar se është dhunuar edhe një fëmijë tjetër.

“Momenti i fillimit ka qenë data 20. Kur u nisëm për të çuar Priamin në kopsht ai nuk pranoi. Unë vendosa ta bëja ditën pushim që të qëndronim me familjen. Në darkë kur nusja i bëri dush Priamit dhe shikon të krahu i majtë ishte pak i nxirë. Ai i tha “mos e prek vetëm puçe, më ka kapur Rudi”. Unë e dëgjova dhe e pyeta prapë kush e kishte kapur ai më tha prapë Rudi”, tha Lorenc Rrapa në Euronews Albania.

Gjithashtu kur e dërguan dalin për të fjetur, babai tha se e pyeti sërish të birin: “I thash “Priam të lutem më trego çfarë ka ndodhur” më tha, “Më kapi Rudi. Unë i thash puçe Priamin, Rudi më tërhoqi te dora fort”. Unë u bëra nervoz, telefonova pronarin dhe drejtoreshën. U dërgova një mesazh “Shpresoj mos të jetë e vërtet çfarë ka ndodhur me Priamin, ai ndihet i dhunuar thotë më ka goditur Rudina”. Më tha “Shpresoj mos të jetë e vërtetë, po do shikojmë kamerat. Të nesërmen kur shkuam në kopsht Priami nuk pranoi të futej brenda, shkuam në një lokal dhe pamë kamerat. Aty konstatova dhunën. Brenda një afati kohor rreth 2 orë e 30 fëmijë janë dhunuar 2 fëmijë. Gjatë vëzhgimit të kamerave kam parë tre momente dhune.”


Babai i të miturit u shpreh se bashkëshorti i edukatores Rudina Gërdani e ka kërcënuar që të mbyllë çështjen.

“Edukatorja e ka marr vesh, më kanë telefonaur, më kanë bërë presion, burri i vetë më ka thënë mos ik në polici se e zgjidhim ndryshe. unë i kam thënë nuk zgjidh për fëmijën tim asgjë kështu i thash. Ai më tha “do shihemi ndryshe bashkë”, “Si të duash shihemi i thash”. Kam shkuar në komisariat mbrëmë. Bera kallëzimin e çdo gjë ka qenë në rregull. Nëpërmjet kërkimeve të mia personale mora vesh që edukatorja nuk është paraqitur në Komisariat. Sot shkova prapë te komisariati, te oficeri i policisë kam bërë një kallëzim tjetër sepse më kanë bërë prapë presion njerëzit e saj. Unë dua të them që unë nuk trembem.

Unë nuk trembem nga njerëzit e Rudinës. Unë jam gjithë ditën nga ora 6 e mëngjesit në 6 pasdite në Tiranë. Mua më gjeni ku të doni. Unë nuk trembem. Më kanë bërë presion duke më marrë edhe nga shtete europiane. Më marrin edhe miq të mitë. U kam thënë të mos më marrin më për këtë. Ata duan të mos e vazhdoj më historinë e Priamit, por unë gjakun e fëmijës tim nuk e shes. Jam shumë… nuk e fal unë gjakun e fëmijës tim, nuk e fal atë shpullë”, tha Lorenc Rrapa.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion