Dhunonte vazhdimisht gruan në prezencë të fëmijës së mitur, arrestohet 65-vjeçari

Aktualitet

Dhunonte vazhdimisht gruan në prezencë të fëmijës

Një 65-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për "Dhunë në familje", ndërsa në shtëpi mbante arsenal armësh.

Shkodër/Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e dhunës në një familje.

Dhunonte vazhdimisht bashkëjetuesen e tij, në prezencë të fëmijës së tyre të mitur, dhe i kanoste të dy për jetën, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 65-vjeçari.

Sekuestrohet një armë gjahu, që ky shtetas e posedonte pa leje, në banesë.


Votimi nga jashtë, mbi 65 mijë regjistrime, 40 574 kërkesa të miratuara
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas marrjes së njoftimit nga një shtetase, se bashkëjetuesi i saj e kishte dhunuar vazhdimisht dhe e kishte kanosur për jetën, kanë ndërhyrë menjëherë për kapjen e këtij shtetasi.


Si rezultat i veprimeve të shpejta, është arrestuar në flagrancë shtetasi shtetasi M. Gj., 65 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë gahu, që ky shtetas e mbante pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion