"Mos fluturoni", policia "terror" shoferëve në Maminas: Kudo ka kamera dhe makina civile...

Aktualitet

"Mos fluturoni", policia "terror" shoferëve në

Këtë pasdite policia rrugore është zhvendosur në Maminas për të monitoruar drejtuesit e automjeteve që ecin me shpejtësi dhe shkelin rregullat e qarkullimit në rrugor.

Në faqen e saj zyrtare, policia ka ndarë pamje nga aksioni duke i bërë apel shoferëve të mos ecin me shpejtësi pasi kudo ka radarë, kamera, polic rrugor me makina e me makina civile.

“Po ndodh: Maninas, Durrës. Mos fluturoni se kudo ka radarë, kamera, polic rrugor me makina e me makina civile që monitorojnë qarkullimin e automjeteve.


Jeta është e shenjtë, mbroje atë duke respektuar rregullat e qarkullimit.

Rruga është e të gjithëve, ndaj mos fluturo në rrugë, mos drejto mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, nëse do që të arrish i sigurt për jetën në destinacion dhe me patentë në xhep. Kontribuo dhe ti bëjmë më të mirën!”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion