Thirrjet raciste në drejtim të futbollistëve pas humbjes së penalltive, disa të arrestuar në Angli

Sport

Thirrjet raciste në drejtim të futbollistëve pas humbjes së

Si duket tifozët e dhunshëm që vërshuan në sharje dhe fyerje raciste ndaj futbollistëve të Anglisë pasi humbën finalen e Europianit nuk do të dalin pa u lagur, pasi në Britani bëhet me dije se janë arrestuar deri tani 5 persona.

Policia ka nisur një aksion arrestimesh pas hetimit disa ditor mbi personat që kanë përdorur sharje raciste në rrjetet sociale. Lajmin e dha vetë shefi i policisë në Londër, Mark Roberts, u cili u shpreh  se aksioni do të vazhdojë dhe më gjerë.

‘’Skuadra jonë e Anglisë ka qenë model i vërtetë gjatë turneut, duke e udhëhequr veten me profesionalizëm dhe dinjitet. Jam i neveritur që ka individë atje që mendojnë se është e pranueshme të drejtojnë sharje të tilla urrejtëse ndaj lojtarëve’’, tha Roberts.

Pre e këtyre sulmeve ranë 3 futbollistët Markus Rashford, Bukajo Saka dhe Zhadon Sanço të cilët u bënë protagonist duke humbur penalltitë respektive.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion