Mori para dhe peshq për një vend pune/ Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për ish-zv.ministren Rovena Voda

Aktualitet

Mori para dhe peshq për një vend pune/ Gjykata e Lartë lë

Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimimin e paraqitur nga ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit (GJKKO) që e dënoi me 10 muaj burg për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Vendimi u mor në Dhomë Këshillimi, ku trupa gjykuese vendosi mospranimin e rekursit, duke konfirmuar fajësinë e ish-zyrtares së lartë. Përveç dënimit me burg, Gjykata la në fuqi edhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Sipas SPAK, Voda ka pranuar vlera monetare për të ndikuar në punësimin e Florinda Beut në ministri. Referuar hetimit të Prokurorisë së Posaçme, mes Vodës, Beut dhe Majlinda Hasanit janë realizuar tre takime në shkurt-mars 2020 në Ministrinë e Brendshme dhe në Durrës.

Ato janë përgjuar teksa flasin për dhënien e një zarfi me 1 mijë euro Vodës dhe janë filmuar në një bar në Durrës, teksa i japin zv.ministres një aparat celular. Lidhur me episodin e tretë, SPAK thotë se Voda ka shkuar në port me automjetin e Ministrisë së Brendshme që mbante si zyrtare e lartë dhe shoferin e saj për të marrë një arkë me peshk.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion