Klodjan Braho në krye të SPAK/ Zbardhet VOTIMI, ja kë mbështetën anëtarët e KLP-së

Aktualitet

Klodjan Braho në krye të SPAK/ Zbardhet VOTIMI, ja kë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë votoi me shumicë të thjeshtë votash ditën e sotme Klodian Brahon për kreun e ri të SPAK-ut. Braho do pasojë në detyrën e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanin.

Por si u votua në KLP?

Kryetarja Mirela Bogdani pasi njoftoi anëtarët për procedurën, i vuri në dijeni se do të votonin me stilolaps në një fletë votimi të posaçme, ku do shënonin emrin e prokurorit që do zgjidhnin për kryetar. Vetë Bogdani e dha votën e saj për Klodian Brahon, ashtu sikurse edhe nënkryetari Gërmenji dhe anëtarët Duda, Eminaj, Riza, Mandro, dhe Hoda. Xholi mori votat e Stakës, Stojanit dhe Mërkurit, kurse Gokaj të Fejzullës.

Më poshtë votimi i plotë, teksa më 19 dhjetor pritet të bëhet ceremonia e marrjes së detyrës.

Ja si votuan anëtarët e KLP-së për kreun e SPAK:

-Kryetar Mirela P. BOGDANI -Klodian Braho
-Zv. Kryetar   Erind GËRMENJI -Klodian Braho
-Anëtar  Erind MERKURI -Adnan Xholi
-Anëtar  Erion FEJZULLA -Elvin Gokaj
-Anëtar  Vatë STAKA -Adnan Xholi
-Anëtar  Moisi DUDA -Klodian Braho
-Anëtar  Olger EMINAJ -Klodian Braho
-Anëtar  Ledina RIZA -Klodian Braho
-Anëtar  Arta MANDRO -Klodian braho
-Anëtar  Sokol STOJANI -Adnan Xholi
-Anëtar  Zeqir HODA -Klodian Braho

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion