Mori letrat kredenciale/ Begaj pret ambasadoren e parë rezidente të Belgjikës, zbardhen diskutimet

Aktualitet

Mori letrat kredenciale/ Begaj pret ambasadoren e parë rezidente të
Presidenti Bajram Begaj ka pranuar sot letrat kredenciale të Ambasadores së Mbretërisë së Belgjikës në Shqipëri, znj. Olga Cogen.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit deklaron se në qendër të bisedimeve ishte marrëdhënia e shkëlqyera mes dy vendeve dhe zgjerimi i mëtejshëm i bashkëpunimit.




“Sot mora Letrat Kredenciale të Ambasadores së Mbretërisë së Belgjikës në Shqipëri, znj. Olga Cogen, ambasadores së parë rezidente belge në Tiranë. Marrëdhëniet tona të shkëlqyera dypalëshe, forcimi dhe zgjerimi i mëtejshëm i tyre në fusha me interes të ndërsjellë, mbështetja e Belgjikës për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe bashkëpunimi ynë si aleatë brenda NATO-s dhe organizatave ndërkombëtare ishin në qendër të diskutimeve tona”, shkruan zoti Begaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion