Kok'ainë brenda makaronave dhe midhjeve, ja si futej lënda te "313" në Tiranë

Aktualitet

Kok'ainë brenda makaronave dhe midhjeve, ja si futej lënda te

Gjatë një kontrolli të zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ditën e djeshme u gjet një sasi e dyshuar lënde narkotike në burgun 313 në Tiranë.

Në pamje të parë është e qartë që janë makarona të gatuara, por nuk janë vetëm makarona. Brenda tyre gjendet kokainë dhe hashash i fshehur dhe që ishte destinuar për në burg.

Kokaina dhe kanabisi ishin porositur në telefon nga i burgosuri, shtetasi O. Asllani dhe ushqimi u mor përsipër të dorëzohej nga shtetasi A.Xhamet, i afërti i tij, i cili u arrestua për futje të sendeve të ndaluara në burg.

Hetimet kishin nisur 15 ditë më parë mbas regjistrimit të një bisede të të burgosurit, i cili shfaqej i gëzuar për ushqim special që do t’i sillej në qeli.

Nga aksioni i djeshëm janë gjetur 12 doza të dyshuara kokainë dhe 17 doza të dyshuara kanabis sative.

ME TE LEXUARAT