Mori 10 mijë euro rryshfet, arrestohet polici në Portin e Durrësit!

Aktualitet

Mori 10 mijë euro rryshfet, arrestohet polici në Portin e

Një punonjës i policisë është arrestuar në Portin e Durrësit pasi ka përfituar rryshfet.

Mësohet se shtetasi me iniciale A.M., gjatë momentit që ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ka përfituar 10 mijë euro rryshfet.

“Në vijim të hetimeve lidhur me procedimin penal të datës 08.02.2025, ku u arrestua në flagrancë punonjësi i policisë A. M., Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës - Kavajë) në bashkëpunim me DVP Durrës, nga informacionet e marra, ka arrestuar shtetasin D. M., i shpallur në kërkim pasi dyshohet për kryerjen e veprave penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Korrupsion Aktiv i Personit që ushtron funksione publike”.

Arrestimi u bë i mundur pasi me datë 27.01.2025 ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin J. K., i kanë dhënë rryshfet në shumën 10.000 euro punonjësit të policisë A. M., i cili kishte për detyrë ruajtjen dhe sigurimin e anijes “AYA ZANOYBYA” sekuestruar për kondrabandë nafte, dhe kanë vjedhur një sasi të naftës që ndodhej në depozitat e kësaj anije”, njofton policia. 

ME TE LEXUARAT