Morën peng biznesmenin, zbardhet ngjarja, tre të rinjtë kërkuan rreth 1 mln euro për investim në kriptomonedha

Aktualitet

Morën peng biznesmenin, zbardhet ngjarja, tre të rinjtë

Zbardhet ngjarja e rëndë e ndodhur në Xhafzotaj, ku tre të rinj morën me forcë një 32-vjeçar dhe e mbajtën peng për disa orë në një ambient privat.

Së fundmi, në pranga ka rënë Jurgen Neza, vëllai i Kevin Nezës dhe kushëriri i Hysen Nezës, të cilët u arrestuan një ditë më parë në lidhje me të njëjtën ngjarje.

Sipas burimeve, 32-vjeçari, biznesmen në fushën e ndërtimit, është marrë peng nga të rinjtë me qëllim që ta detyronin të investonte një shumë të madhe parash, rreth 1 milion euro, në kriptomonedha.

Gjatë kohës që është mbajtur në ambientin privat, ai është kërcënuar dhe dhunuar nga autorët, të cilët mësohet se ishin të përfshirë në aktivitetin e kriptomonedhave.

Pas lirimit, 32-vjeçari ka bërë kallëzim në polici, duke çuar në identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion