Morën peng biznesmenin/ Lihen në burg tre të rinjtë: Na kishte boxh 60 milion lekë, e morëm për t'u sqaruar

Aktualitet

Morën peng biznesmenin/ Lihen në burg tre të rinjtë: Na

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy vëllezërit Jurgen dhe Kevin Neza dhe kushëririn e tyre Hysen Neza, të cilët morën peng dhe dhunuan ndërtuesin Florjan Sula më 30 Mars të këtij viti.

Të ndaluarit nuk kanë folur në sallën e gjyqit, por avokati i tyre mbrojtës ka pretenduar se ata nuk e kanë marrë peng Sulën, por ky i fundit i kishte atyre një borxh 60 milionë lekë dhe se e morën me automjet për tu sqaruar.

Avokati ka pretenduar se të mbrojturit prej tyre kur kanë konstatuar se Florjan Sula ka qenë në pamundësi financiare për ti kompensuar shumën e parave e kanë lënë të lirë.

Njëri prej tyre theksoi mbrojtja është vetëdorëzuar pasi mësoi që ishte në kërkim, ndërsa dy të tjerët kanë qenë në momente depresioni dhe nën efektin e lëndëve narkotike, por nuk paraqiti dokumentacion në gjykatë për ta vërtetuar këtë pretendim.

Tre të arrestuarit pak ditë më parë, u prezantuan si agjentë të BKH dhe rrëmbyen 32-vjeçarin të cilin e mbajtën për disa orë peng në një subjekt privat.

Sipas hetimeve paraprake, tre të rinjtë rrëmbyen, dhunuan dhe i kërkuan Florjan Sulës 1 milionë euro në këmbim të lirimit të tij.

Sula i premtoi tre personave se do t’u jepte një shumë prej 500 mijë euro, por biznesmeni pas lirimit denoncoi rastin në polici.

Shkak dyshohet të jenë konfliktet për call centrat.

 

ME TE LEXUARAT