Seanca paraprake në GJKKO, Kryemadhi e merr me sportivitet dhe batuta: Tani po ikim drejt një beteje shumë domethënëse

Aktualitet

Seanca paraprake në GJKKO, Kryemadhi e merr me sportivitet dhe batuta: Tani

Me energji dhe batuta është paraqitur këtë të enjte në dyer e GJKKO Monika Kryemadhi, për seancën paraprake, ku pritet të bëjë mbrojtjen dhe të depozitojë kërkesat e saj para trupës gjykuese. 

Siç tashmë e ka kthyer në traditë, ajo ka ndaluar dhe ka përshëndetur gazetarët dhe kameramanët që e prisnin jashtë ambienteve të Gjykatës së Posaçme, duke thënë se ‘po shkon drejt një beteje shumë domethënëse’.

Si opinioniste e këtij sezoni në Big Brother, Kryemadhi nuk ka harruar që t’u kërkojë një mendim sesi iu është dukur spektakli i së martës.

“Mirëmëngjesi të gjithëve, tani po ikim drejt një beteje shumë domethënëse. Çfarë mendimi keni për Big Brother? Po iki tani, shihemi së shpejtë”, u shpreh Monika Kryemadhi.

Kryemadhi është nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion