Vllaznia “mund” Tiranën ende pa filluar ndeshja, i kujton vitin më të errët të historisë së saj

Sport

Vllaznia “mund” Tiranën ende pa filluar ndeshja, i kujton vitin

Klasikja Vllaznia – Tirana ka filluar të “ndizet”, teksa do të zhvillohet të premten në orën 19:00, stadiumi “Loro Boriçi”, java e 26-të.

Në një postim të radhës në rrjetet sociale, klubi shkodran ka shpërndarë videon e ndeshjes nga 27 maji i vitit 2017-të. Dueli në fjalë u mbyll pa gola, ndërsa Tirana ra nga elita e futbollit shqiptar. Për skuadrën bardheblu, precedenti në fjalë është më i vështiri në historinë e tyre.

Këtë sezon, kuqeblutë janë krye të Superiores me 48 pikë pas 25 javësh, kurse Tirana “noton në ujëra të trubullta”, 21 pikë, pozita e parafundit në tabelë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion