"Mollë sherri" perandoria e lojërave të fatit, si u kthye Ervis Martinaj nga ortak në armikun e vëllezërve Duka

Aktualitet

"Mollë sherri" perandoria e lojërave të fatit, si u

Policia ushtroi kontrolle në banesat e dy vëllezërve Leonard dhe Erlis Duka, pasi emrat e tyre ishin pjesë e listës së rreth 50 urdhër arresteve të lëshura nga GJKKO.

Dukajt njihen si armiqtë e përbetuar të Ervis Martianajt, i njohur si bosi i lojërave të fatit, i cili rezulton i zhdukur që prej gushtit të vitit 2022, fati i të cilit ende nuk dihet, ndërsa hetimet vijojnë ende për gjetjen e gjurmëve.

Grupi Duka ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani.

Kreu i klanit “Duka”, Leonardi dhe Martinaj më parë kishin qenë miq dhe ortakë në biznesin e lojërave të fatit, më pas patën përplasje të ashpra dhe u përfshinë në një konflikt dhe shkak ishte aktiviteti disa milionë eurosh.

Pas prishjes së ortakërisë mes tyre, Martinaj mori peng dhe dhunoi babanë e Leonard Dukës.

Pas kësaj, Duka tentoi që ta eleminonte fizikisht Martinajn, por pasi dështoi, vrau krahun e tij të djathtë, Santiago Malkon.

Kreu i klanit ‘Duka’, Leonard Duka u arrestua në një provincë të Brukselit në Belgjikë në shkurt të vitit 2023.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion