Moderatori dhe aktivisti Florjan Binaj i bashkohet protestës së Adriatik Lapajt te Kryeministria

Aktualitet

Moderatori dhe aktivisti Florjan Binaj i bashkohet protestës së

Aktori, moderatori dhe aktivisti Florjan Binaj i është bashkuar mbrëmjen e kësaj të shtune protestës kombëtare të thirrur nga Adriatik Lapaj, kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”.

Aktori i njohur ka marrë pjesë në një sërë protestash të zhvilluara kundër qeverisë “Rama” pavarësisht se cila parti e ka organizuar atë. Edhe këtë të shtunë, Binaj nuk mungoi në sheshin para Kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Vetë Lapaj, renditi një sërë skandalesh të qeverisë duke nisur nga aferat e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku e deri tek grupi i strukturuar kriminal brenda AKSHI-t që jepte tendera preferenciale dhe frynte kostot me disa miliona euro, arsye këto që sipas Lapajt duhet rrëzuar qeveria aktuale/SOT

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion