"Jam e interesuar, por nuk jetoj në SHBA!”/ E reja nga Tirana del në dosjen "Epstein", zbulohet email-i që dërgoi

Aktualitet

"Jam e interesuar, por nuk jetoj në SHBA!”/ E reja nga Tirana

Në materialet e reja nga dojsa Epstein që u publikua dje nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA, del edhe emri i një vajze nga Tirana, e cila rezulton të ketë aplikuar për pune si asistente personale.

 Mësohet se emaili i vajzës E.T. është dërguar në mars të vitit 2017.

Terziu ka dërguar CV-në e saj një personi, emri i të cilit është i mbuluar në dokumente, duke shprehur interes për pozicionin e punës. “Përshëndetje, jam e interesuar për punën për të cilën i thatë Evan Luthra-s, por unë nuk jam me bazë në SHBA. A është kjo problem?”, thuhet në emailin e saj. Më pas emaili është kthyer me, “Jo nuk është. Ju lutem dërgoni tre foto të cilësisë së mirë dhe CV“.

Nga materiali i publikuar vërehet se , e reja i ka dërguar fotot, dhe personi që i ka kthye përgjigjen ka kontaktuar më pas me Jeffrey Epstein. Ai i ka komunikuar këtij  të fundit se bëhet fjalë për një vajzë 21–22 vjeçe dhe se ajo jeton në Paris, edhe pse në CV e saj rezulton se ndodhet në Tiranë.

 “A duhet ta intervistoj këtë?”, i thotë ai. Në listën e bashkëngjitjeve të email-it, përveç CV-së dhe fotografive, rezulton që e reja t’i ketë dërguar edhe një video për aplikim e saj/Shqip

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion