Mjeku Prifti: Jam i zhgënjer nga Shqipëria, jeta njerëz që shisnin shtëpitë për t’u operuar në Turqi

Aktualitet

Mjeku Prifti: Jam i zhgënjer nga Shqipëria, jeta njerëz që

Kardiokirurgu Edvin Prifti i ftuar në “Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus u shpreh se është mjaft i zhgënjyer se si u trajtua në Shqipëri.

Me një eksperiencë ndërkombëtare, ku për 12 vite kishte punuar në spitalet më të mira në Itali, Kanada dhe SHBA, kardiokirurgu Prifti u kthye në Shqipëri, por nuk gjeti atë që shpresonte.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Më bëri përshtypje te kjo pjesa e shkencëtarëve që po flisnim më parë për rankimin botëror emri juaj është i pari, është edhe Genc Byrazeri, jeni të dy në SPAK, është pak ironike qasja që ka Shqipëria në raport me shkencëtarët dhe në raport me shkencën, jeni i zggënjyer nga vendi juaj?

Prifti: Po.

Borakaj: Ndjeheni i zhgënjyer.

Prifti: Mendoj që unë kur kam ardhur në Shqipëri, kur u ktheva pas 12 vitesh.

Borakaj: Pas një eksperience në Itali, Kanada dhe SHBA, pse u kthyet?

Prifti: U ktheva për arsye ekzluzivisht familjare. Pastaj duke ndenjur me familjen fillon marrdhënia tjetër, pastaj u bëra me vajzë. Kur jam kthyer në Shqipëri në fillim kam gjetur një vend që bënte 250-300 operacione në vit me zemër të hapur. Ishin dy chartera që niseshin çdo ditë nga Rinasi në Stamboll me njerëz që shisnin apartamentet e tyre dhe operoheshin në Turqi.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion