"Pres autopsinë për të kuptuar kush e vrau", motra e Saimir Sulës njofton nesër protestë para kryeministrisë

Aktualitet

"Pres autopsinë për të kuptuar kush e vrau", motra e

Majlinda Sula, motra e Saimir Sulës, që ndërroi jetë në një spital në Spanjë dhe u soll në vendin tonë pa zemër, ka njoftuar se do të mbajë protestë nesër në orën 12:00 para Kryemistrisës. 

Në njoftimin e protestës, Majlinda shprehet se do të protestojë për të nxitur institucionet ligjzbatuese në Shqipëri për zbardhjen e çështjes të së vëllait. Ajo shprehet se ësht akoma në pritje të ADN-së dhe autopsisë për kuptuar se kush e vrau Sajmirin. 

NJOFTIM PËR PROTESTË

Drejtuar: Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Unë shtetasja Majlindja Sula do zhvilloj një protestë nesër në datën 11 Dhjetor, 2024 në orën 12:00 PËRPARA KRYEMINISTRISË, Bulevardi Dëshmorët e Kombit me qëllim për të nxitur institucionet ligjzbatuese në Shqipëri për çështjen e vëllait tim, shtetasit Saimir Sula, i cili ka ndërruar jetë në datën 09.05.2020 në një spital në Spanjë.

Unë shtetasja MAJLINDA SULA, PROTESTOJ sepse kam 4 vite e gjysëm që kërkoj nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Shqipëri një AUTOPËSI TË PËRFUNDUAR dhe një ADN që dërgohet një mostër në Laboratorin e Brukselit ose të Vjenës për të bërë provën e ADN-së. Kam dorëzuar kërkesën për AUTOPËSI TË PLOTË, kaluan 4 vite e gjysëm dhe nuk kam një konkluzion të plotë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Mediat dhe institucionet Shqiptare nxorrën lajme fallco duke thënë se "rasti i Saimirit u zgjidh dhe çdo gjë përfundoi me sukses", asnjë gjë nuk ka përfunduar, akoma pres ADN-në dhe autopësinë për të kuptuar kush e vrau Saimirin.

I kërkoj Kryeministrit Z. Edi Rama ti japë zgjidhje urgjente kësaj çështje.

KAM 4 VITE E GJYSËM QË KËRKOJ ZEMRËN E TIM VËLLAI.

Në 8 Maj 2020 Saimiri shkoi në spital për një test Covidi, pasi ishte me temperaturë. Testi rezultoi negativ. Majlinda, motra e tij, priste që Saimiri të dilte nga spitali, por pas një telefonate me të, nuk e pa më të gjallë vëllain. Spitali konfirmoi vdekjen e 31-vjeçarit rreth mesditës së 9 Majit 2020. Fillimisht nga spitali u tha, që Saimir Sula është axhituar dhe gjatë momentit të neutralizimit nga rojet e spitalit, i ka pushuar zemra. Por e motra thotë se Saimiri kishte shenja dhune në trup. Instituti i Mjekësisë Ligjore në Barcelonë nuk ka një konkluzion të saktë për shkaqet e vdekjes. Në telefonatën e fundit, e motra thotë se Saimiri i ka thënë: Majlinda po më vrasin!

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion