Mjeku i spitalit privat jep epikrizën për 14-vjeçarin! Mario Përlleshaj dërgohet në burgun e të miturve në Kavajë

Mario Përlleshaj, autori i dyshuar i vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli” ka lënë ambientin e spitalit dhe është transferuar në burgun e të miturve në Kavajë.
Transferimi i autorit të dyshuar Mario Përlleshaj në burgun e të miturve në Kavajë, u bë disa orë pasi Komisioni i ngitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ngriti shqetësimin se mjeku i spitalit privat nuk pranonte të dorëzonte epikrizën e 14-vjecarit që mbahet nën masë arrest me burg.
Komisioni i Burgjeve vendosi në dijeni policinë e Tiranës për mosbindje nga ana e mjekur Dritan Todhe.
Prej orës 8 të mëngjesit, komisioni ka pritur për epikrizën, por mjeku e ka zvarritur deri ne 4 orë. Kjo nuk është hera e parë që grupi i përbërë nga pesë persona, i ngritur me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, kanë shkuar në spitalin privat ku mbahej i mituri Mario Përlleshaj.
Duke mosdorëzuar epikrizën për gjendjen shendetesore pengohej dhe transferimi i autorit në ambientet e paraburgimit. Nuk dihet nëse kjo ishte një tentativë nga pala e autorit të dyshuar për shmangien e burgosjes së 14-vjeçarit.


