Bonusi i fundvitit, Edi Rama tregon kur do të fillojë shpërndarja e parave

Politikë
Bonusi i fundvitit, Edi Rama tregon kur do të fillojë shpërndarja

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se bonusi i fundivitit për prnsionistët do të fillojë të shpërndahet duke nisur që nga java e dyë e muajit dhjetor.

“Është fazë e re që lidhet me një nivel të ri të ekonomisë na jep mundësinë që sot në pak ditë të marrim një vendim, që para 2-3 vitesh do të ishte i paimagjinueshëm.

Vendimi për të vënë nga buxheti i shtetit 100 mln euro për pensionistët drejtpërdrejt dhe që pensionistët që i kanë pensionet deri ne 20 mijë lekë të reja do të marrin 150 euro dhe ata mbi 200 mbi lekë do ta marrin 100 euro.

Të gjitha këto para do të fillojnë të disbursohen duke filluar nga java e dytë e dhjetorit.

Por, jo vetëm kaq, por ky nivel i ri i ekonomisë tonë na jep mundësinë të mendojmë dhe të mundemi dhe të nxjerrim mënjanë edhe një fond tjetër po përsëri për pensionistët, për një bonus tjetër që s’ka qenë më parë.

Një bonus të pranverës që do të jetë një bonus që edhe në mandatin e kartët do të vazhdojmë ta mbajmë në raport se çfarë na sjell më shumë se parashikimi rritja ekonomike”, tha ai.

Pak kokë më parë, nga foltorja e Kuvendit kreu i qeverisë bëri me dije se në ditët në vijim do të çlirojnë një fond prej afro 100 milionë ero, shumë e cila do të shkojë për bonusin e fundvitit për pensionistët.

Sipas asaj që kryeministri tha të gjithë ata pensionistë të cilët marrin një pension deri në 20 mijë lekë (pra 200 euro) do të përfitojnë trefishin e bonusit të deri djeshëm ( pra 150 euro). Ndërsa, ata pensionistë që marrin një pension prej më shumë se 200 euro, atëhere do të marrin bonus për festat e fundvitit shumën prej 100 euro.

ME TE LEXUARAT