Mjeku Edmond Gashi thirrje gjykatës: Më lironi, po më presin pacientët te Spitali Onkologjik 

Aktualitet

Mjeku Edmond Gashi thirrje gjykatës: Më lironi, po më presin


Mjeku Edmond Gashi i ka kërkuar togave të zeza që t'i heqin masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", në mënyrë që të ushtrojë profesionin, sepse sipas tij ka shumë pacientë që e presin në Spitalin Onkologjik.

Këtë të mërkurë, mjeku Edmond Gashi dhe kolegët e tij të Onkologjikut janë duke u njohur me masat e sigurisë në Gjykatën e Posaçme, pasi dosja e hetuar nga Prokuroria e Tiranës tashmë i ka kaluar SPAK.

“Ju lutem hiqeni masën e sigurisë, po më pengoni të ushtroj profesionin e mjekut. Janë 50 biopsi që kanë dalë dhe presin ndërhyrje”, është shprehur ai në gjykatë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ditë më parë Prokuroria e Tiranës “zbërtheu” skemën kriminale se si mjekët dhe stafi i Spitalit Onkologjik bënin pazare dhe orientonin drejt privatit paciantët e diagnostikuar me kancer.

Konkretisht, Edmond Gashi, mjek pranë spitalit Onkologjik në QSUNT, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri(Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i Flori Farma dhe Drilona Kishta janë personat e vënë nën hetim, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin bënin "pazar" me jetën e pacientëve.

Këta shtetas, duke qenë të punësuar pranë Spitalit Onkologjik në QSUT, nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në klinika private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre.

Megjithatë, pavarësisht kërkesës së mjekëve dhe stafit të Spitalit Onkologjik për të ndryshuar masa e sigurisë, Gjykata e Posaçme ka refuzuar dhe ka lënë në fuqi vendimi e dhënë nga Gjykata e Tiranës.

Masat që janë caktuar për personat e përshirë në dosjen e Onokolgjikut:

- Edmond Gashi, mjek – “Arrest shtëpie” - Shpërdorim detyre

- Alketa Ymeri mjeke – “Detyrim paraqitje”- Shpërdorim detyre

- Brikena Qirjazi zv.drejtoreshë e QSUT “Detyrim paraqitje” -Shpërdorim detyre

- Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut “Detyrim paraqitje” - Shpërdorim detyre

- Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë, “Detyrim Paraqitje” -Shpërdorim detyre

- Halil Gashi administrator i klinikës  Megis – “Detyrim paraqitje” Akuza: Fshehje e te ardhurave 

- Florian Marku administrator farmacie – “Arrest shtëpie”

ME TE LEXUARAT