Mister vdekja e lehonës 5 ditë pas lindjes në Durrës, familjarët kallëzojnë mjekët, pritet ekspertiza

Aktualitet

Mister vdekja e lehonës 5 ditë pas lindjes në Durrës,

Vijon të mbetet mister shkaku i vdekjes së 29-vjeçares Ardita Muça nga Shkallnuri i Durrësit, 5 ditë pas lindi fëmijën e saj të dytë. Ajo qëndroi në spital tre ditë pas lindjes për t’u kthyer në banesën e saj me datë 3 korrik. Dy ditë më vonë ajo ra në tokë pa ndjenja sapo konsumoi ujë.

Është ende e paqartë nëse ajo ndërroi jetë rrugës për në spital apo dha frymën e fundit atje. Kjo pasi familjarët pretendojnë se mjekët e spitalit u thanë se kishte rrahje zemre në momentin e mbërritjes ndërsa policia në njoftimin e saj për mediat ka deklaruar se ajo shkoi pa shenja jete në spital.

Tashmë palët do të presin përgjigjen e ekspertizës mjeko ligjore për të zbuluar shkakun e plotë të vdekjes. Familjarët e lehonës 29-vjeçare kanë bluzat e bardha për neglizhencë ndaj të resë, madje i janë drejtuar policisë me një kallëzim. Ata i thanë uniformave blu se autoambulanca mbërriti vonë dhe pa pajisjet e duhura për një lehonë.

Sipas tyre, ekipi mjekësor kërkoi ndihmë nga një mjek i specializuar, i cili erdhi më pas. Familjarët pretendojnë se oksigjeni i bombolës në autoambulancë kishte mbaruar gjatë rrugës për në spital.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion