Ministria e Arsimit reagon për vrasjen e 14 vjeçarit në shkollën “Fan Noli”

Aktualitet

Ministria e Arsimit reagon për vrasjen e 14 vjeçarit në

Ministria e Arsimit ka reaguar pas konfliktit me pasojë vdekje që ndodhi në një prej shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit, “Fan Noli”. Nga ky konflikt ku u përfshinë 4 nxënës të moshës 14 vjeçare, humbi jetën njëri për tyre ndërsa nxënësi tjetër ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor.

Ministria e Arsimit dhe Sportit duke i uruar ngjshëllimet familjavëre të së ndjerit, thotë se siguria nëpër shkolla ka qenë dhe do të mbetet një prioritet për insitucionin.

Teksa i bëjnë thirrje institucioneve ligjzbatuese për zbardhjet e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, ata thonë se po merren masa për rritjen dhe garantimin e sigurisë në mjedist shkollore me qëllim parandalimin e ngjarjeve fatale në të ardhmen.

Reagim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën nxënësi i shkollës "Fan Noli"

Jemi thellësisht të tronditur nga ngjarja tragjike e ndodhur sot në rrugën "Qemal Stafa", Tiranë, ku një konflikt mes tre të miturve çoi në humbjen e jetës së njërit prej tyre, nxënës i shkollës “Fan Noli”.

Ngushëllimet tona më të sinqerta i shkojnë familjes së nxënësit që humbi jetën, ndërsa urojmë shërim të shpejtë për nxënësin tjetër. Në të njëjtën kohë, kërkojmë nga institucionet ligjzbatuese që të kryejnë zbardhjen e menjëhershme të të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Siguria në shkolla dhe jashtë tyre ka qenë dhe do të mbetet një prioritet absolut, i bashkëpunimit mes Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit, Ministrisë së Arsimit, Pushteti Vendor, komunitetit dhe të gjithë shoqërisë.

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka marrë në vazhdimësi, dhe është duke zbatuar masa konkrete për të garantuar që procesi i mësimdhënies, në të gjitha shkollat e Shqipërisë, të kryhet në mënyrë sa më të sigurt, të rregullt e me standarte.

Ndërkohë që Ministria e Arsimit dhe Sportit është maksimalisht e angazhuar për të siguruar mjedise sa më të sigurta për zhvillimin normal të mësimit në të gjithë Shqipërinë, mbetet gjithmonë thelbësor roli sa më aktiv i të gjitha palëve, prindër, mësues, punonjës të policisë së shtetit, institucione arsimore por edhe komuniteti, për të bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion