Minatori u asfiksua gjatë rrjedhjes së gazit në galeri, QSUT jep informacion për gjendjen e tij

Aktualitet

Minatori u asfiksua gjatë rrjedhjes së gazit në galeri, QSUT jep

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”njofton se ditën e sotme rreth orës 14:00,  pranë Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme, është paraqitur pacienti Sh. E i moshës 52 vjeç, me Diagnozë “Intoxikim nga monoksidi i karbonit”.

Pas kryerjes së ekzaminimeve paraprake dhe konsultave  me mjek specialist në Urgjence, pacienti është hospitalizuar në Shërbimin e Anestezi Reanimacionit për ndjekjen e metejshme.

Minatori i minierës së Bulqizës u transportua me helikopter drejt QSUT në Tiranë. 

Si ndodhi ngjarja? 

Gjatë saldimit në nëntokë të një vagoni mineralesh është çliruar gaz nga gjeneratori i përdorur dhe si rrjedhim mekaniku Shyqyri Elezi, 45 vjeç ka humbur ndjenjat. Pranë tij ka qenë edhe një punonjës tjetër, i cili gjithashtu ka pasur shqetësime.

Prezent në vendin e ngjarjes, në një distancë më të largët kanë qenë 3 punonjës të tjerë, të cilët u kanë ardhur në ndihmë kolegëve të tyre, duke e nxjerrë Shyqyri Elezin jashtë galerisë. Ai është dërguar me helikopter në drejtim të Tiranës, për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që punonjësi tjetër është dërguar në spitalin e Bulqizës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion