Minatorët e Bulqizës në protestë, kundërshtojnë vendimin për të punuar dhe të shtunave

Aktualitet

Minatorët e Bulqizës në protestë, kundërshtojnë

Minatorët e minierës së Bulqizës kanë vijuar bojkotimin e punës edhe këtë të martë.

Ata kundërshtojnë urdhrin e kompanisë për të punuar edhe ditët e shtuna, në kundërshtim me kontratën e punës.

Po ashtu, minatorët kërkojnë që të bëhet rritja e pagës siç ishte planifikuar në fillim të muajit janar.

Minatorët i kërkojnë kompanisë të tërhiqet nga vendimi për të punuar edhe të shtunave, të bëjë rritjen e pagës sipas kontratës e jo duke shtuar ditët e punës dhe të japë 4% e inflacionit të dhënë nga shteti.

Për shkak se nuk i lejojnë të grumbullohen, minatorët e kompanisë Yıdırım Holding kanë zgjedhur si formë proteste bojkotimin e punës.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion