Seanca ndaj Veliajt, Gjykata e Apelit nuk lejon avokatin amerikan të marrë pjesë

Aktualitet

Seanca ndaj Veliajt, Gjykata e Apelit nuk lejon avokatin amerikan të

Gjykata e Posaçme e Apelit nuk ka lejuar pjesëmarjen në seancën gjyqësore të Veliajt të avokatit amerikan Joshua Roberts. Avokati Roberts mbërriti në Gjykatë rreth orës 09:55 të mëngjesit të sotëm.Avokati i studios amerikane që mbron prej 15 vitesh Trump, do të përfaqësojë Veliajn në gjykatë

Në Gjykatën e Apelit, në orën 10:00 nisi seanca ndaj kryebashkiakur Erion Veliaj, i cili ka ankimuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Seanca do të drejtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Ndërsa ndaj bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, SPAK ngriti akuza për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Gjatë periudhës së burgimit, Veliaj ka kërkuar lirim, duke argumentuar se nuk ka mundësi të shkatërrojë provat apo të largohet nga vendi. Seanca do të shqyrtojë edhe kërkesat për ndryshimin e masave për disa biznesmenë të akuzuar në të njëjtin çështje, Elman Abule, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula, dhe Meriman Palushi.

Ndërsa Ajola Xoxa, Sokol Kryeziu dhe Fatmir Bektashi nuk e kanë ankimuar masën e sigurisë.

ME TE LEXUARAT