Çmimi i naftës në vend 1 javë i pandryshuar, nga 214-217 lekë/litri

Aktualitet

Çmimi i naftës në vend 1 javë i pandryshuar, nga 214-217

Nga 214 deri në 217 lekë për litër është çmimi i naftës sot në karburantet në Shqipëri, një situatë që vijon e njëjtë me një çmim të fiksuar prej 1 jave, pavarësisht luhatjeve në bursë, si pasojë e ndikimit nga lufta në Lindjen e Mesme.

Për të frenuar rritjen e mundshme abuzive të çmimeve, këtë javë pritet të mblidhet për herë të parë bordi i transparencës, i cili do të caktojë çmimet tavan. subjektet e hidrokarbureve të cilat nuk i respektojnë gjobiten, deri në pezullim të licencës nëse nuk reflektojnë.

Anëtarët e bordit nga institucionet dhe kompanitë e tregtimit të karburantit pritet të caktohen këtë javë me vendim qeverie.

Si masë lehtësuese, qeveria ka paralajmëruar se do të ulë me 20% akcizën e naftës, nëse çmimi e kapërcen 220 lekë për litër./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion