Miliona lekë dhe mijëra paundë të grabitur/ Zbulohen dy rastet e vjedhjeve në Tiranë, në pranga një i ri dhe një grua

Aktualitet

Miliona lekë dhe mijëra paundë të grabitur/ Zbulohen dy

Dy operacione të njëpasnjëshme policore janë finalizuar brenda 24 orëve në Tiranë, duke çuar në arrestimin e dy personave të dyshuar për vjedhje me pasoja të rënda.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndërhynë menjëherë pas kallëzimeve të qytetarëve dhe administratorëve të bizneseve, duke bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin e autorëve në kohë rekord.

Në kuadër të operacionit të koduar “The driver”, u arrestua shtetasi L. B., 28 vjeç, i cili dyshohet se për një periudhë prej 6 muajsh ka përvetësuar rreth 3 000 000 lekë. Ai akuzohet se ka shitur për llogari të tij pajisje të subjektit ku ishte i punësuar si shofer, konkretisht pajisje për përpunimin dhe konsumimin e kafesë. Si provë materiale, policia sekuestroi edhe një automjet në pronësi të subjektit, i përdorur për transportin e pajisjeve të vjedhura.

Ndërkohë, në operacionin “Kaseta”, u vu në pranga shtetasja M. Xh., e dyshuar për vjedhjen e 40 000 paundëve. Sipas hetimeve, shuma ishte lënë përkohësisht në kasetën e depozitimit në një market nga një klient, punonjës i një pike këmbimi valutor. Paratë u gjetën në ambientet e subjektit ku punonte e dyshuara dhe u sekuestruan si provë materiale.

Materialet procedurale për të dyja rastet i janë referuar Prokurorisë së Tiranë, e cila do të vijojë me hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjeve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion